Telegrafi

Sneijder parashikon dy favoritët kryesorë për Ligën e Kampionëve, analizon edhe Interin

Wesley Sneijder i sheh si favorit Barcelonën dhe Liverpoolin për Ligën e Kampionëve, por shpreson që Inter të ketë sukses në këtë garë.

Ish-mesfushori i Nerazzurrëve këtë vit ka njoftuar për pensionimin e tij nga futbolli.

“Është e vështirë të thuash atë që do ta shohim këtë sezon sepse sapo ka filluar, kështu që unë kam disa dyshime, por bazuar në sezonin e kaluar unë do të thosha që Barcelona dhe Liverpooli janë favoritët”.

“Interi është përmirësuar shumë, ka filluar i fortë nën drejtimin e Antonio Contes dhe ka nënshkruar me një superyll si Lukakun”.

“Unë i uroj Interit më të mirën dhe shpresoj ta kenë një sezon të shkëlqyer, si në Serie A ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Sneijder për Sky Sport Italia. /Telegrafi/