Telegrafi

Sneijder kërkohet me ngulm nga ish-skuadra e tij

Klubi holandez, Ajax synon që ta rikthejë në klub ish-yllin e tyre, Wesley Sneijder.

Mediat e huaja raportojnë se holandezët e Ajaxit do të provojnë në tregun e verës ta rikthejnë në klub mesfushorin holandez, i cili është duke bërë karrierë tek Galatasaray i Turqisë.

Drejtuesit e Ajaxit duan që të ndërtojnë një skuadër të denjë për sezonin e ardhshëm, dhe ish-futbollisti i Interit është në listën e tyre.

Mësohet se klubi turk, Galatsaray është gati të hyjë në negociatat me Ajaxin, por gjiganti turk do të kërkojë 10 milionë euro për Sneijder-in.