Telegrafi

Snajperisti i ushtrisë ukrainase me nofkën “Vdekja”: Është mrekulli që jam ende gjallë

Një snajperist i ushtrisë amerikane me nofkën “Vdekja” thotë se është një mrekulli që është ende gjallë derisa mori një pushim të enjten (15 qershor) nga luftimet në vijën e frontit juglindor pranë Zaporizhia-s.

“Është një mrekulli e madhe që jam ende gjallë. Aty ku po luftonim më parë dhe që u larguam së fundmi, dikush nuk jeton gjatë. Gjithçka varet nga fati, mund ta gjesh veten kudo në secilën kohë”, thotë snajperisti ukrainas, transmeton Telegrafi.

“Edhe këtu po jetojmë në fshatra, aeroplanët e armikut po na bombardojnë vazhdimisht me raketa të rënda. Kemi një shtëpi dhe kemi një podrum, ku teorikisht është e mundur të fshihemi nga granatimi”.

“Krateret që mbesin nga raketat janë më të thella se ky podrum”, potencoi ai.

Snajperisti “Vdekja” iu bashkua stërvitjes së snajperëve të enjten (15 qershor) në një vend të pazbuluar pranë Zaporizhia-s.

Një instruktor snajperi 36-vjeçar me nofkën ‘Çeçeni’ tha se duhen të paktën dy deri në tre muaj për të mësuar siç duhet një snajper.

Ushtria e Ukrainës deklaroi të enjten se kishte çliruar territor prej mbi 100 kilometrave katrorë në një kundërofensivë kundër forcave ruse dhe Kievi shtoi se forcat e Ukrainës kishin avancuar në sektorë kyç të vijës së frontit. /Telegrafi/