Telegrafi

Snajperisti ukrainas me “nerva të çelikta”, e pret gjatë ushtarin rus të fshehur në shkurre – e neutralizon sapo lëvizë

Një ushtar ukrainas që është pjesë e njësisë së snajperëistë, ka arritur të neutralizojë një ushtar rusë nga një distancë relativisht e gjatë dhe pas disa tentativave që ushtari i Putinit të fshihet nëpër shkurre.

Pamjet e publikuara nga dylbia e pushkës së ushtarit ukrainas, shfaqin rusin e fshehur nëpër shkurre që mendon se duke qëndruar aty për një kohë të gjatë do të lodhë ukrainasin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë snajperisti ukrainas duket se kishte “nerva te çelikta”, pasi e priti gjatë dhe kur vlerësoi se është momenti i duhur tërhoqi këmbëzën e pushkës – duke e neutralizuar.

Ngjarja ka ndodhur në Donetsk të Ukrainës, ku shihet beteja e ashpër mes ushtarit ukrainas dhe atij rus që në fund merr epilog – pra vrasjen e ushtarit të Vladimir Putinit.

Nga ukrainasit, ushtari i tyre ka marrë epitetin e njeriut me “nerva të çelikta”, pasi arriti të ketë durim dhe të pres rusin e fshehur – i cili në një moment gaboi dhe vendosi të lëvizë, duke e paguar me jetë. /Telegrafi/