Shërbimi Sekret i Ukrainës i njohur si SBU, ka publikuar pamjet e një aksioni ushtarak të një pjesëtari të elitës së snajperistëve.
Në videon e publikuar më poshtë, snajperisti ukrainas shihet duke ekzekutuar një nga një ushtarët rusë që shiheshin duke ecur në një zonë malore, transmeton Telegrafi.
Aty shihen ushtarët duke ecur njëri pas tjetrit si dhe të shtënat nga snjaperi i ukrainasit. Pas çdo të shtëne, nga një ushtar rusë shihet duke u rrëzuar në tokë.
Madje SBU-ja thotë se aksione të tilla nga kjo njësi elitare, kryhen pothuajse çdo ditë në tërë territorin e Ukrainës.
Vendi i këtij aksioni ushtarak nuk është bërë i ditur për arsye të sigurisë, sikurse edhe njësia në të cilën vepron ky ushtar ukrainas. /Telegrafi/