Telegrafi

Snajpëristët ukrainas eliminojnë ushtarët rusë në Bakhmut

Snajpersitët ukrainas që shërbejnë pranë njësive speciale, kanë arritur të kryejnë një sulm të suksesshëm në Bakhmut.

Ata gjatë natës arritën të neutralizojnë disa ushtarë rusë që lëviznin nëpër një zonë malore, transmeton Telegrafi.

Pamjet janë publikuar nga komanda e forcave të operacioneve speciale, ku shihet sesi ukrainasit janë bërë “arrë e fortë” për Rusinë e Vladimir Putinit.

Lexo po ashtu Veprim mjeshtëror i hakerëve ukrainas, rusët morën lodra seksi në vend të dronëve

Ukrainasit çdo ditë pothuajse realizojnë aksione të tilla ushtarake, që po i kushtojnë shtrenjtë Kremlinit që numëron mbi 200 mijë ushtarë të vrarë nga fillimi i pushtimit rus.

Në anën tjetër, luftimet e ashpra në Bakhmut po vazhdojnë, që po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte. Deri më tani të dyja palët kanë regjistruar humbje si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Megjithatë, ukrainasit janë zotuar se kurrë nuk do të lejojnë rusët që të marrin kontrollin mbi këtë qytet, që po konsiderohet me rëndësi të madhe strategjike. /Telegrafi/