Pjesëtarët e njësisë për operacione speciale pranë ushtrisë ukrainase, ka publikuar një video ku shihet sesi snajperistët e tyre eliminojnë dy ushtarë rusë në afërsi të Bakhmutit.
Pamjet shfaqin momentin kur dy ushtarë rusë derisa po lëviznin në një zonë të gjelbëruar, goditen nga ukrainasit qe me vetëm nga një plumb arrijnë t’i eliminojnë, transmeton Telegrafi.
Në përshkrimin e videos, pjesëtarët e SSO-së kanë bërë të ditur se kanë vërejtur lëvizjet e forcave pushtuese, ku pas intervenimit të tyre kanë arritur të neutralizojnë dy prej tyre.
Ndryshe qyteti i Bakhmutit vazhdon të jetë pika më e nxehtë e luftës në Ukrainë, ku nga të dyja palët raportohet për shumë të vdekur dhe plagosur.
Në anën tjetër, për ukrainasit është bërë vatër e rezistencës, dhe se në këtë qytet mijëra pjesëtarë të grupit mercenar rus Wagner, e kanë pësuar me jetë.
Madje ata disa herë kishin pretenduar se kanë marrë nën kontroll këtë qytet, por në fund doli të jetë krejt e kundërta – Wagner u tërhoq nga atje e madje nga i tërë territori i Ukrainës. /Telegrafi/