Një grup i snajperistëve ukrainas kanë arritur që brenda një nate të eliminojnë 22 ushtarë rusë, derisa po mbronin pozicionet e tyre në rajonin e Donetskut.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin momentin sesi ushtarët ukrainas përdorën optika me imazhe termale, për të lokalizuar dhe neutralizuar ushtarët rusë në një zonë malore, transmeton Telegrafi.
Nxehtësia e trupi i ndihmon optikes me imazhe termale të lokalizojë trupat armike dhe sapo të konfirmohet që janë vërtetë ata, snajperisti shtie mbi ta.
E duke marrë parasysh se në Ukrainë temperaturat kanë rëndë dukshëm në dimrin e ashpër, me këto pushkë me imazhe termale e kanë më të lehtë të gjejnë dhe eliminojnë rusët.
Sipas ushtrisë ukrainase, ata janë vrarë nga një distancë prej 700 metrash, dhe pushkët që i kanë përdorur në këtë aksion ishin prodhim gjerman Haenel HLR 338, që i janë dorëzuar Ukrainës në dhjetor. /Telegrafi/