Site icon Telegrafi

Snajperi ukrainas thyen rekordin botëror për vrasjen në distancë më të gjatë – viktimë, një ushtar rus

Një snajper ukrainas ka thyer rekordin botëror për distancë, teksa ka vrarë një ushtar rus, tha shërbimi i sigurisë së Kievit për mediat ukrainase të shtunën.

Sipas mediave ukrainase, bëhet fjalë për një snajper ukrainas që punonte për Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) vrau një ushtar rus në një distancë prej 3.8 kilometrash, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, në vitin 2017, një snajper i forcave speciale kanadeze kishte mbajtur rekordin për vrasjen në një distancë prej 3,540 metrash në Irak.

Lexo po ashtu Përparimi i parë domethënës në disa muaj: Ushtria ukrainase thotë se “ka shtyrë forcat ruse deri në tetë kilometra" nga brigjet e lumit Dnipro

Snajperi britanik Craig Harrison e kishte mbajtur më parë titullin pasi vrau një luftëtar taleban në Afganistan në vitin 2009, duke goditur nga një distancë prej 2,475 metrash.

“Snajperi i SBU vendosi një rekord botëror për një goditje të suksesshme”, citohet të ketë thënë zyra e shtypit e SBU për mediat ukrainase, shkruan Newsweek.

“Snajperët e SBU po ndryshojnë rregullat e snajperizmit në botë, duke demonstruar aftësinë për të punuar në mënyrë efektive në distanca fantastike”, ka vlerësuar SBU.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet - ushtarët “duke u përgatitur për misione sekrete në Krimenë e pushtuar”

Ndërkohë, mediat shpërndanë gjithashtu pamje që supozohet se tregonin goditjen rekorde.

Siç thuhet më tej, gjuajtja është bërë me një pushkë të prodhimit vendas.

Ukraina po shkon në muajin e 21-të të luftës së saj kundër Rusisë, pasi kjo e fundit filloi agresionin në shkurt të vitit 2022.

Lufta është përshkruar më parë si një luftë artilerie, por snajperët kanë luajtur gjithashtu një rol kyç në fushën e betejës. /Telegrafi/

Exit mobile version