Aktori i njohur Will Smith ka shfrytëzuar Facebookun për të mohuar lajmin e dhënë nga mediat botërore se ai dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, janë duke i dhënë fund martesës 17-vjeçare.
“Për Willin dhe Jadan ka qenë e vështirë jeta viteve të fundit sese martesa e tyre ka pasur probleme që një kohë të gjatë”, ka raportuar sot “RadarOnline” të dielën.
Por, këtë raportim Smith e ka mohuar vetëm një ditë më vonë.
“Nën kushte normale, nuk i përgjigjem marrëzive”, ka shkruar ai. “Andaj për hir të fjalëve të tepërta, të përsëritura, vazhdimisht…Jada dhe unë… Nuk jemi duke u shkurorëzuar. Ju premtoj të gjithëve se nëse vendosi të divorcohem nga Mbretëresha ime, premtoj se do të njoftoj vet”.
46-vjeçari, që momentalisht është në incizime të filmit “Suicide Squad” dhe gruaja e tij 43-vjeçare shpeshherë gjatë viteve të fundit kanë qenë temë e medieve rozë për ndarje. /Telegrafi/