Një mekanik nga Ukraina, e ka kthyer veturën e vogël Smart, në një makinë që ka mundësi të lëviz në terrene të thepisura dhe të vështira.
Gerogiy Kosilov ka qenë duke e vozitur veturën me dy ulëse, të mikut të tij, kur e ka kuptuar se e ka motorin në pjesën e pasme, njëjtë si veturat e destinuara për terrene të vështira.
Tekniku 29-vjeçar, menjëherë e ka blerë një Smart dhe e ka dërguar në punëtorinë e tij, transmeton Telegrafi.
Në veturën e vogël ai ka vënë pjesë nga Volkswagen, Honda dhe Mitsubishi, ndërsa i ka hequr të gjitha pjesët joesenciale, për ta bërë më të lehtë.
Me rrotat e mëdha, kjo veturë është ngritur 36 centimetra lart, duke i mundësuar të tejkalojë shumë vështirësi që mund t’i dalin në rrugë. /Telegrafi/