Site icon Telegrafi

Slot po përpiqet ta bind Liverpoolin ta transferojë ish-lojtarin e tij për 80 milionë euro

Arne Slot raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me njërin prej ish-lojtarëve të tij tek Feyenoordi pas fillimit të jashtëzakonshëm me Liverpoolin.

‘Të Kuqtë’ momentalisht qëndrojnë në krye të Ligës Premier dhe kanë dy fitore nga po aq ndeshje në Ligën e Kampionëve ndaj Milanit dhe Bolognas.

Sidoqoftë, misioni më i vështirë për teknikun holandez deri më tani në ‘Anfield’ ka qenë saga e transferimit të Martin Zubimendit.

Mesfushori spanjoll pritej që të ishte nënshkrimi i madh i Liverpoolit këtë verë, por marrëveshja dështoi pasi lojtari preferoi qëndrimin tek Real Sociedadi.

Si rezultat, Liverpooli transferoi vetëm dy lojtarë Federico Chiesan dhe Giorgi Mamardashvilin, me këtë të fundit që qëndroi në huazim tek Valencia për pjesën e mbetur të sezonit 2024/2025.

Liverpooli thuhet se ka shprehur interesim për transferimin e Orkun Kokcut sipas mediumit portugez Record. Mesfushori turk më herët kishte luajtur nën urdhrat e Slot tek Feyenoordi.

Raportimet nga mediat portugeze sugjerojnë se klubi anglez kishte dërguar skautë për ta ndjekur reprezentuesin turk në fitoren me rezultat 4-0 të Benficës ndaj Atletico Madridit.

Kokcu ishte pjesë e rëndësishme e ekipit të Slot që fitoi kampionatin holandez në sezonin 2022/2024 duke shënuar tetë gola dhe duke dhuruar tetë asistime gjatë këtij procesi./Telegrafi/

Exit mobile version