Site icon Telegrafi

Slot konfirmon se ylli i madh mungon ndaj Arsenalit – në dyshime dy të tjerë

Diogo Jota është përjashtuar për ndeshjen e Liverpoolit në Ligën Premier me Arsenalin këtë fundjavë.

Arne Slot shtoi gjithashtu një fjalë për Federico Chiesa dhe Conor Bradleyn, duke raportuar se disponueshmëria e tyre është e pasigurt.

“Ata ndihen mirë, por jo kur bëhet fjalë për të luajtur për ne në fundjavë”, deklaroi Slot.

“Federico mund të stërvitet në fundjavë, Diogo definitivisht jo, Conor Bradley, le të shohim nëse ai mund të jetë me ne nesër”.

Natyrisht se mungesa e portugezit dhe italianit janë të ndjeshme për Liverpoolin, sidomos përballë një skuadre që lufton për titull.

Ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit fillon të dielën (27 tetor) nga ora 17:30 në Emirates. /Telegrafi/

Exit mobile version