Site icon Telegrafi

Sllovenia ka konfirmuar se rusët u kanë shkatërruar konsullatën pas bombardimeve në Kharkiv

Gjatë bombardimeve ruse të qytetit të dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, konsullata sllovene u shkatërrua gjithashtu, shkroi kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Ukrainë, Matti Maasikas në Twitter.

Kreu i delegacionit të BE-së në Ukrainë, Matti Maasikas, pohoi se konsullata sllovene u shkatërrua tërësisht në sulmin e sotëm rus në Kharkiv.

Punonjësit e konsullatës, të kryesuar nga Konsulli i Nderit Anatoli Bondarenko, nuk u lënduan në sulm, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e dënoi “aktin e egër të Federatës Ruse dhe agresionin kundër Ukrainës”.

Ambasada sllovene në Ukrainë njoftoi se Konsulli i Nderit ishte i sigurt. “Ky akt i tmerrshëm nuk do të kalojë pa u vënë re”, thanë ata. Përveç asaj në Kharkiv, Sllovenia ka konsullata nderi edhe në Zhitomir dhe Odessa.

Kujtojmë se ushtria ruse në mëngjes kreu një sulm ajror në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv.

Sipas të dhënave të deritanishme, nga sulmi kanë humbur jetën dhjetë persona ndërsa më shumë janë plagosur. /Telegrafi/

Exit mobile version