Site icon Telegrafi

Sllovenët i dërgojnë tanke Ukrainës, në këmbim marrin nga Gjermania kamionë e cisterna ushtarake

Kryeministri slloven Robert Golob ka arritur sot marrëveshje me kancelarin gjerman Olaf Scholz, sa i përket dërgimit të 28 tankeve sllovene M55S në Ukrainë, ku në këmbim Sllovenia do të merr nga Berlini 40 mjete transportuese të Gjermanisë, raporton agjencia STA.

Golob dhe Scholz u dakorduan gjatë një bisede telefonike, që Sllovenia të fitojë nga Gjermania 35 kamionë ushtarak 8×8 dhe 8 cisterna gjigante 8×8, transmeton Telegrafi.

Zyra e kryeministrit Golob ka njoftuar se kjo marrëveshje është arritur në “shenjë solidariteti me popullin ukrainas”, që po lufton kundër agresionit rus, derisa ky këmbim do të forcojë akoma ma shumë bashkëpunimin mes Sllovenisë dhe Gjermanisë.

Muaj më parë Sllovenia dhe Gjermania kanë diskutuar rreth mundësisë që Lubjana t’i dhurojë Ukrainës tanket M84, ku në këmbim nga Gjermania do të merrte tanket moderne.

E deri te kjo marrëveshje akoma nuk është arritur, ndërsa krerët slloven dhe ata gjermanë diskutuan edhe për krizën energjetike në Ballkanin Perëndimor, ku mbështetën perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version