Telegrafi

Slimani plani rezervë i Chelseat nëse dështon Dzeko

Slimani - Getty

Chelsea është duke bërë gjithçka për të transferuar Edin Dzekon nga Roma.

Boshnjaku është dëshira e madhe e Antonio Contes, por Blutë kanë përpiluar një planë rezervë nëse transferimi i ish-sulmuesit të Wolfsburgut dështon.

Lexo po ashtu Reali dhe PSG në luftë për Courtois

Sipas Sky Sport, Islam Slimani është plani rezervë nëse gjithçka dështon. Sulmuesi i Leicester Cityt shikohet si një alternativë e mirë për të rivalizuar Alvaro Moratan, me shpresën që spanjolli do përmirësohet.

Por, klubi nga Londra duhet të lëvizë shpejt pasi edhe Newcastle është duke punuar seriozisht drejt yllit algjerian. Ata janë të gatshëm të paguajnë rreth 25 milionë euro, gjë që është rekord për bardhezinjtë.

Slimani ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim këtë sezon për Dhelprat. Por, kjo është e kuptueshme pasi ai ka luajtur titullar vetëm në dy takime dhe dhjetë të tjera i ka filluar nga banka rezervë.

29-vjeçari këtë sezon në Ligën Premier ka luajtur vetëm 241 minuta. /Telegrafi/