Telegrafi

Sky Sports: Coutinho nuk kalon sot te Barcelona

Philippe Coutinho nuk do të transferohet sot te skuadra e Barcelonës.

Kështu së paku raporton televizioni britanik sportiv Sky Sports, ku thuhet se Liverpooli ka refuzuar edhe ofertën e radhës të katalonasve.

Sipas gazetarit të këtij mediumi, Guillem Balague ka zbuluar tre ofertat e parë të Barcelonës janë refuzuar për më pak se një orë.

“Liverpool nuk ka negociuar dhe nuk ka vendosur çmim për lojtarin. Gjithçka çka ka bërë është refuzimi i tri ofertave për më pak se një orë”, shkruan Balague.

Ai dyshon se blaugranat do të bëjnë edhe ofertën e katërt dhe të fundit, pasi e di përgjigjen e Liverpoolit. /Telegrafi/