Telegrafi

Sky: PSG transferon Icardin për 57 milionë euro

Mauro Icardi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini thuhet të ketë arritur marrëveshje për transferimin e përhershëm të Mauro Icardit nga Interi.

Ekspertët e transferimeve, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, kanë raportuar përmes Sky Sport Italia se kampioni francez do ta paguajë çmimin prej 50 milionë eurosh dhe shtatë milionë euro të tjera në formë bonusesh.

PSG e kishte opsionin e blerjes së argjentinasit për 70 milionë euro, mirëpo Interi është pajtuar që ta zvogëlojë çmimin për shkak të pandemisë së coronavirusit.

(Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Marrëveshja pritet të ratifikohet gjatë të shtunës duke shënuar kështu marrëveshjen e parë të Nerazzurrëve para sezonit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Transferimi i Icardit te PSG pritet të kompletohet këtë fundjavë

26-vjeçari u transferua në Parc des Princes në formë të huazimit njëvjeçar në verën e kaluar. Ai i ka shënuar 20 gola në 31 paraqitje me PSG-në që e fitoi titullin e Francës pas ndërprerjes së kampionatit. /Telegrafi/