Telegrafi

Sky: Bonucci te Milani, e kryer

Sky Italia ka raportuar se transferimi i Leonardo Bonuccit nga Juventusi në Milan tani është praktikisht një marrëveshje e kryer.

Pas një përparimi në bisedimet e djeshme për qendërmbrojtësin italian, agjenti i tij u takua me bardhezinjtë në selinë e tyre këtë mëngjes.

Lexo po ashtu Agjenti i Bonuccit takon drejtuesit e Juves, afër mbyllja e transferimit

Sipas Gianluca Di Marzio, Alessandro Lucci po definon tashmë marrëveshjen me Juven, pas të cilës do të mbyllë marrëveshjen me Rossonerët.

Bonucci do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 6.5 milionë euro në sezon plus bonuse dhe tashmë është në rrugën e tij drejt Milanit për të përfunduar transferimin.

Lexo po ashtu Bonucci ka marrëveshje me Milanin?

Pritet që ai të nënshkruajë kontratën e tij në orët e ardhshme, kështu që ai mund të fluturojë në Kinë me pjesën tjetër të skuadrës për përgatitjet para sezonale.

Çmimi i transferimit pritet të jetë rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/