Telegrafi

Skuadrat me më së shumti gola në Ligën Premier, prinë Chelsea

Chelsea ka fituar ndaj Evertonit me rezultat 5-0.

Me këtë fitore Blutë janë renditur në vendin e parë në Ligën Premier me 25 pikë.

Londinezët tashmë janë edhe skuadra me më së shumti gola (26) në kampionatin elitar anglez.

Pas Chelseat vjen Manchester City me 25 gola, Liverpooli me 24 dhe Arsenali me 23.

Vlen të theksohet se Reds dhe Topçinjtë kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/