Afati kalimtar i verës për futbollistë ka filluar furishëm nga skuadrat e mëdha.
Gjiganti italian, Milan ka qenë skuadra më aktive në këtë verë duke shpenzuar shumë për ta përforcuar ekipin.
‘Rossonerët’ deri më tani kanë shpenzuar 102 milionë euro për ta ndëruar një ekip të ri.
Transferimi më i shtrenjtë i Milanit deri më tani ka qenë sulmuesi portugez, Andre Silva i transferuar nga Porto për një shumë që sillet rreth 40 milionë euro.
Në pozitën e dytë sa i përket ekipeve që kanë shpenzuar ndodhen anglezët e Manchester City me 90 milionë euro.
Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich ndodhet në pozitën e tretë në këtë renditje me 70 milionë të shpenzuara.
Ndërkohë në pozitën e katërt befasisht është ekipi anglez Everton që ka shpenzuar 55 milionë euro.
Top pesëshen e mbyllin kampionët e Evropës me 45 milionë, /Telegrafi/