Tashmë është kompletuar lista e ekipeve që do të luajnë në Superligën e Kosovës për edicionin 2023/24.
Liria ia doli të mposhte Ferizajn përmes penalltive, për t’u rikthyer në elitën e futbollit kosovar pas katër vitesh mungese.
Nga Liga e Parë është inkuadruar edhe Feronikeli ’74, që u shpall kampion nga Grupi A, po ashtu edhe Fushë Kosova si kampione nga Grupi B.
Ballkani është kampion për të dytin vit me radhë dhe do të synojë të ketë suksesin e njëjtë edhe në edicionin e ri.
Një konkurrence të fortë, skuadra nga Suhareka pati edhe nga Drita, që luftojë deri në fund për titull.
Skuadra që do të garojnë në sezonin e ri janë edhe klubet si, Gjilani, Dukagjini, Prishtina, Malisheva dhe Llapi. /Telegrafi/