Telegrafi

Skuadrat që e kanë mposhtur deri më tani Cityn në sezonin 2017/18

Pep Guardiola në ndeshjen ndaj Cardiff Cityt (Getty Images)

Manchester City tashmë është eliminuar nga FA Cup, edhe pse pritshmëritë që të fitohej kjo garë ishin të mëdha.

Skuadra e Pep Guardiolas u mposhtë të hënën mbrëma nga Wigani me rezultat 1-0.

Lexo po ashtu Tensione pas ndeshjes Wigan 1-0 City: Dy trajnerët debat të tensionuar në tunel, Aguero godet një tifoz, tifozët e Cityt shkaktojnë kaos në stadium

Por, skuadra angleze nga EFL League One (liga e tretë angleze) nuk është ekipi i vetëm që ka triumfuar këtë sezon ndaj yjeve të Cityt.

https://www.youtube.com/watch?v=vv6QTWa6Lws

Në Ligën e Kampionëve ata kanë humbur nga fazën grupore nga Shakhtar Donetsk, skuadra ukrainase fitoi me rezultat 2-1.

https://www.youtube.com/watch?v=fqtLjZq7lNY

Ndërsa, në Ligën Premier ata janë mundur nga Liverpooli, Reds fituan me rezultat 4-3.

Por, përkundër humbjes nga skuadra e Jurgen Klopp, ajo e Guardiolas vazhdon në vendin e parë dhe është në rrugë të mirë të shpallet kampione.

https://www.youtube.com/watch?v=okMglygVKSg

Në Ligën e Kampionëve ndeshjen e parë në fazën e eliminimit direkt (1/16) ndaj Baselit e kanë fituar 0-4 dhe normalisht që City është në grupin e favoritëve për ta fituar gjithë garën në fund. /Telegrafi/