Telegrafi

Skuadrat milaneze në garë për Junior Firpon

Junior Firpo do të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi i majtë spanjoll u transferua me shumë bujë në vitin 2019 te Barcelona, por ai nuk arriti pritshmëritë në Camp Nou.

U flit për largimin e lojtarit edhe në verën e vitit 2020, por edhe në afatin kalimtar të janarit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Megjithatë në Spanjë janë të sigurt se largimi i tij nga Camp Nou do të ndodhë këtë verë.

E ardhmja e mbrojtësit të majtë spanjoll duket se do të jetë në elitën e futbollit italian, Serie A.

Dy skuadrat milaneze, Milan dhe Inter kanë shprehur interesim për transferimin e anësorit për edicionin e ri.

Te Barcelona janë të gatshëm ta shesin lojtarin dhe presin që të fitojnë rreth 15 milionë euro nga largimi i tij.

Firpo këtë edicion ka zhvilluar vetëm 18 ndeshje me Barcelonën, kryesisht si i inkuadruar nga banka rezervë, derisa ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër. /Telegrafi/