Telegrafi

Skuadrat italiane zhgënjejnë këtë vit në Evropë, pozita e tyre shumë e ulët (Foto)

Pas ndeshjeve të katërta në Ligën e Kampionëve ka ndryshuar renditja e klubeve në garat evropiane.

Befasia e këtij sezoni janë klubet italiane të cilat renditen shumë poshtë për shkak të zhgënjimit në Ligën e Kampionëve dhe në Evropa Ligë.

Në vendin e parë pa dyshim qëndron Spanja, më pas vjen Gjermania dhe pastaj Anglia, sipas Calciomercatos.

Në renditjen e përgjithshme skuadrat italiane renditen në vendin e 4-t, ndërsa në atë sezonale është një zhgënjim i madh pasi Serie A pozicionohet në vendin e 6-të.

Skuadrat italiane mund ta përmirësojnë këtë bilance pasi ka ende kohë. /Telegrafi/