Telegrafi

Skuadrat favorite në Ligën e Kampionëve sipas Thiago Silvës

Mbrojtësi brazilian i Paris Saint Germain, Thiago Silva ka folur për favoritët e Ligës së Kampionëve.

Ish-anëtari i Milanit dhe kapiteni i kampionëve të ri të Francës, sheh Barcelonën dhe Bayernin favorit për të fituar çmimin e Ligës së Kampionëve.

Ai para ekipit të tij e ka vënë edhe Real Madridin si ndër pretendentët pastaj edhe Manchester Cityn.

“Bayerni është pa diskutim një nga klubet më të mëdhenj në Evropë. Mendoj se vetëm Barcelona qëndron mbi ta në këtë moment”.

“Mendoj se Bayerni nuk është shumë larg Barcelonës. Sa për kandidatët për trofeun mendoj se Barcelona është favoritja kryesore, më pas vijnë Bayerni, Reali, PSG-ja dhe Manchester City”, ka thënë Tiago Silva. /Telegrafi/