Matteo Politano si duket është bërë gati për ta bërë hapin e madh në karrierë.
Sulmuesi i talentuar italian ka bërë paraqitje mjaftë të mira në dy vitet e fundit me Sassuolon në Serie A.
24-vjeçari kësisoj ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha italiane që po e kërkojnë atë.
Kampioni në fuqi, Juventus dhe rivalët e saj Roma e Napoli janë në garë për shërbimet e futbollistit ofensivë.
24-vjeçari ka bërë katër gola e po aq asistime në 22 ndeshje këtë edicion me fanellën gjelbër e zi.
Roma duket favorite për ta marrë sulmuesin i cili është rritur në akademinë e ‘Giallorosëve’.
Skuadra nga kryeqyteti italian ka ofruar shkëmbim sulmuesin francez Georgino Defrel për ta marrë Politanon, por që ende nuk ka përgjigje nga Sassuolo.
Ndërkohë oferta më e lartë mbetet nga Napoli që ka ofruar deri më tani 10 milionë euro.
Gjithsesi në ditët e fundit të afatit kalimtar pritet një ofertë përfundimtare edhe nga Juventus që gjithashtu mbetet e interesuar për sulmuesin e talentuar. /Telegrafi/