Skuadra belge, Anderlecht është e njohur për zbulimin e talenteve.
Shumë yje të Kombëtares së Belgjikës kanë dalë nga shkolla e Anderlechtit e cila vazhdimisht furnizon ekipet e mëdha evropiane me futbollistë.
Tani kampioni i shumëfishtë i Belgjikës mund të mbetet pa yllin e tyre kryesor, Leander Dendoncker.
Dendoncker ka pasur një vit të mrekullueshëm në Belgjikë dhe është bërë objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë duke e kërkuar në Gjermani, Sevilla e Atletico Madrid në Spanjë, ndërsa Paris Saint Germain e dëshiron në Francë.
22-vjeçari ka një kontratë afatgjate me klubin belg deri në vitin 2021.
Anderlecht për ta lënë të lirë lojtarin është duke kërkuar rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/