Denis Zakaria është bërë njëri nga mesfushorët më të kërkuar në Evropë.
Forma e mirë që po kalon me Borussia Moenchegladbachun, ka bërë që skuadrat e mëdha evropiane t’i kërkojnë shërbimet e tij.
Largimi i zviceranit nga Gladbach duket i sigurt në verë, por ende nuk dihet se ku do të përfundojë.
Manchester United, Arsenal dhe Liverpool janë tri skuadrat e mëdha angleze që kanë shprehur interesim për Zakarian.
Ndërkohë mesfushori i talentuar po kërkohet edhe nga dy gjigantët gjerman Borussia Dortmund dhe Bayern Munich si dhe nga skuadra spanjolle Atletico Madrid.
Gladbach është gati ta shes yllin e tyre, por kërkesa e tyre është 50 milionë euro, shumë që për ekipet e lartpërmendura nuk paraqet problem.
23-vjeçari është pjesë e klubit gjerman nga viti 2017, derisa ka kontratë deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/