Kayserispor ka organizuar një ceremoni me rastin e transferimeve të reja në skuadër.
E veçanta e saj është se skuadra elitare turke ka prezantuar dhjetë futbollistë e rinj në të njëjtën kohë.
Mesin e tyre janë Guray Vural, Douglas, N’Guemo, Rotman, Efe, Silvestre Varela, Erkan Kas dhe Lawal, transmeton Telegrafi.
Skuadrës me kohë i është bashkuar edhe lojtari i fundit që u transferua për këtë afat kalimtar në skuadër Ryan Mendes, i cili deri më tani ka luajtur për francezët e Lilles.
Ndërkohë, Kayserispor po lufton për mbetje në Superligën e Turqisë, ku ka bëp një hap të madh gjatë fundjavës duke e mposhtur super skuadrën Fenerbahçe. /Telegrafi/