Telegrafi

Skuadra turke kërkon De Biasin

Qëndrimi i Gianni De Biasit në stolin e Kombëtares pas Europianit do të jetë shumë e vështirë.

Jo vetëm Italia që është edhe dëshira e De Biasit por edhe skuadra të tjera të rëndësishme dalin në skenë dhe duan të marrin shërbimet e 59-vjeçarit.

Mediat turke bëjnë me dije se një nga skuadrat prestigjioze turke Trabzonspor kërkon të ulë në stol trajnerin kuqezi.

Për gazetën “Fanatik” suksesi i arritur me Shqipërinë nga De Biasi, ka bërë drejtuesit e kësaj skuadre të mendojnë që sezonin tjetër të marrin shërbimet e italianit. Gjithsesi opsioni më i mundshëm është Kombëtarja italiane.