Site icon Telegrafi

Skuadra italiane fiton para në rast se Reali triumfon në finale

Skuadrat italiane nuk po arrijnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010 kur Interi morri këtë trofe.

Por edhe pse ‘Neroazzurrët’, kanë kohë që kanë munguar në garën më të madhe evropiane për klube ata kanë një arsyeje për të bërë sonte tifozllëk.

Interi është në përkrahje të Real Madridit, pasi në rast triumfit nga ‘Mbretërit’, arkat e zi kaltërve do të pasuroheshin.

Mesfushori kroat Mateo Kovacic iu bashkua Real Madridit nga Interi dhe në kontratën e nënshkruar ka një klauzolë.

Në rast triumfit të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, atëherë Interi do të fitoj 1,25 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version