Telegrafi

Skuadrat evropiane do të dridheshin nga frika, formacioni i mundshëm i Interit nëse vjen Modric

Foto: AS/YouTube

Një tjetër ditë, një tjetër mundësi që tifozët e Interit të ëndërrojnë transferimin e Luka Modric te skuadra e tyre.

Kroati vazhdon të jetë kryetema e mediave sportive në botë dhe AS tashmë ka përpiluar një formacion të mundshëm të skuadrës zikaltër me yllin e Real Madridit.

Në portë i padiskutueshëm vazhdon të jetë Samir Handanovic, kurse në mbrojte në vend të Joao Mirandas është Stefan de Vrij.

Ëndrra zikaltër (Foto: I Love Calcio/Facebook)

Ndryshime ka edhe në krahët e mbrojtjes, aty janë dy ardhjet e reja Sime Vrslajko dhe Kwadwo Asamoah.

Në mesfushë Radja Nainggolan dhe natyrisht që edhe Luka Modric.

Ndërsa në fazën sulmuese ndryshimi i vetëm pritet të ndodh në anën e djathtë, ku në vend të Antonio Candrevas është Matteo Politano.

Në videon e më poshtme të AS keni edhe lojtarët që pritet t’i mbajë Interi në bankën rezervë.

Nuk duhet harruar në sezonin 2018/19 skuadra e Luciano Spallettit luan edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/