Site icon Telegrafi

Skuadra e Xhakës e përmbys rezultatin ndaj asaj të Rashicës në ndeshjen bamirëse

Është shënuar edhe goli i tretë në përballjen bamirëse që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Skuadra e Granit Xhakës e ka përmbysur rezultatin në minutën e 37-të me anë të basketbollisitit Dardan Berisha për 2-1.

Në ‘Lojën e Yjeve’, golin e parë e realizoi Ermir Lenjani që po luan në skuadrën e Milot Rashicës.

Golin e barazimit për skuadrën e Granit Xhakës u përkujdes Muharrem Sahiti, ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.

Rezultati aktual pas golit të Berishës është 2-1, gjersa skuadra e Granit Xhakës udhëhiqet nga Afrim Tovërlani, ndërsa ajo e Milot Rashicës nga Ismet Munishi. /Telegrafi/

https://twitter.com/kosovanfooty/status/1139965642315128833

Exit mobile version