Site icon Telegrafi

Skuadra e shqiptarëve në Serie B ‘gozhdohet’ nga shteti

Stadiumi i skuadrës italiane, Pisa, ka mbetur pa drita.

Skuadra italiane, ku luajnë futbollistët shqiptar, Samir Ujkani dhe Edgar Çani, janë duke vazhduar me probleme.

Kjo pasi, pronarët aktual të klubit kanë pasur fatura të paguara në vlerë prej 4 mijë eurosh dhe për këtë shkak është dashur të reagoj shteti dhe t’ia ndal energjinë elektrike në stadiumin ‘Arena Garibaldi’.

Lexo po ashtu Interesante: Tifozi mysafir i vetëm në tribunë, kundërshtarët e qerasin me birrë (Foto)

Megjithatë, kjo nuk është herë e parë që klubi i shqiptarëve me trajneri legjendën, Gennaro Gattuso, po ka probleme, pasi javën e kaluar atyre iu ndal edhe shërbimi telefonik.

Kjo gjendje ka nervozuar tej mase tifozët e skuadrës që kanë filluar të reagojnë dhe protestojnë në drejtim të presidentit të klubit, por ky i fundit nuk është i interesuar për ta shitur klubin, pasi nuk pranon asnjë ofertë.

Foto ilustrim

Ndryshe, skuadrës i nevojitet rreth dy milionë euro për tu rimëkëmbë pasi 3/4 e shifrës do të shkoj për borxhe dhe rroga të prapambetura. /Telegrafi/

Exit mobile version