Telegrafi

Skuadra e plotë e Barcës për ndeshjen ndaj Realit

Barcelona e ka bërë publike skuadrën e plotë prej 19 lojtarësh për ndeshjen kthyese të Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit.

Blaugranët janë mysafirë të Los Blancos në Santiago Bernabeu për ta zhvilluar ‘El Clasicon’ e dytë që i paraprin sezonit të ri në La Liga.

Kujtojmë që Barcelona pësoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Camp Nou dhe duhet ta përmbysë këtë rezultat në ndeshjen kthyese.

Lexo po ashtu Skuadra e plotë e Realit për ndeshjen ndaj Barcës (Foto)

Skuadra e plotë e Barcelonës:

Portierë: Marc-Andre ter Stegen, Jasper Cillessen.

Mbrojtës: Nelson Semedo, Gerard Pique, Javier Mascherano, Jordi Alba, Lucas Digne, Aleix Vidal, Samuel Umtiti.

Mesfushorë: Ivan Rakitic, Sergio Busquets, Denis Suarez, Sergi Roberto, Andre Gomes, Carles Alena.

Sulmues: Luis Suarez, Lionel Messi, Gerard Deulofeu, Paco Alcacer.

Lajm i mirë është kthimi i Andre Gomes nga lëndimi, ndërsa lajm i keq është mungesa e Andres Iniestas për shkak të lëndimit muskulor që do ta lë jashtë fushe për disa javë. /Telegrafi/