Site icon Telegrafi

Skuadra e madhe italiane mendon për Dzekon

Edin Dzeko mund të largohet nga Roma gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi boshnjak ka dështuar të tregojë vlerat e tij me Romën, ndërsa edhe klubi italian ka humbur durimin me të.

Kështu e ardhmja e tij është larg Romës, por lojtari mund të mbetet edhe më tej në Serie A.

Është skuadra e madhe italiane Inter që ka shprehur interesimin për transferimin e Dzekos në ‘San Siro’, si zëvendësim të Mauro Icardit.

Icardi mund të largohet ndërsa boshnjaku shihet si zëvendësuesi adekuat i tij. /Telegrafi/

Exit mobile version