Telegrafi

Skuadra më e keqe në botë i ofron kontratë Messit, kushtet unike dhe me humor bëhen virale

Është hera e parë në më shumë se një dekadë që Lionel Messi është një lojtar i lirë. Ndërsa ai pritet të mbetet te Barcelona, atij i është ofruar një kontratë mjaft humoristike nga skuadra më e keqe në botë.

Ibis, me qendër në Brazil, i bëri një ofertë yllit argjentinas që është bërë virale në mediat sociale për shkak të kushteve mjaft unike dhe me humor brenda marrëveshjes.

Kontrata është vendosur të zgjasë për 15 vjet dhe Messi duhet të betohet se Pele është më i mirë se Diego Maradona dhe, nëse ai bëhet kampion me klubin, kontrata e tij do të ndërpritet.

Lexo po ashtu Kontrata e Messit te Barcelona ka përfunduar zyrtarisht

Ibis fitoi famë për vendin e tyre në Librin e Rekordeve Botërore ‘Guinness’ pasi kaloi tre vjet dhe 11 muaj pa fitore.

Messi gjithashtu u kërkua në dokument që të mos vishte fanellën me Nr.10, e cila i përket lojtarit të quajtur Mauro Shampoo.

Lexo po ashtu Klubet gjermane vazhdojnë me kreativitet, Wolfsburgu pret ‘komunikatën zyrtare’ për transferimin e Messit

Klubi brazilian nuk është i vetmi që i ka ofruar kontratë Messit, pasi një gjë të tillë në formë shakaje e ka bërë edhe Wolfsburgu në Gjermani.

Ndryshe, Messi është i angazhuar momentalisht me Kombëtaren e Argjentinës, ndërsa rinovimi i kontratës me Barcelonën ka mbetur pezull shkaku i Fair Play Financiar.  /Telegrafi/