Site icon Telegrafi

Skuadra e Allegrit fiton ndaj të rinjve: CR7 shënon në debutim, tifozët futen në fushë dhe përfundojnë ndeshjen para kohe

Foto: Juventus FC/Twitter

Tashmë ka përfunduar edhe miqësorja e fundit e Juventusit para fillimit të sezonit 2018/19 në Serie A.

Skuadra e parë e Zonjës së Vjetër luajti ndaj Juventus B (e të rinjve), ku fitoi me rezultat 5-0.

Miqësoret e tilla te bardhezinjtë mbahen nga viti 1955 (e para ishte fituar me rezultat 3-2 nga skuadra e të rinjve në atë kohë), por kjo e sotshme kishte vëmendjen më të madhe nga të gjitha.

Kjo pasi Cristiano Ronaldo për herë të parë do zbriste në fushë me fanellën e Juventusit.

Ishte portugezi që shënoi golin e parë dhe nuk iu nevojitën më shumë se tetë minuta.

CR7 luajti vetëm pjesën e parë, ndërsa në të dytën u inkuadrua Mario Mandzukic.

Katër golat tjerë u shënuan nga: Capellini (autogol), Paulo Dybala (31′, 40′) dhe Claudio Marchiso (54′).

Vlen të theksohet se interesimi për këtë ndeshje nga tifozët ishte i madh, ata ishin mbledhur shumë orë para ndeshjes, ndërsa në fund pushtuan fushën për të takuar idollat e tyre dhe në minutën e 68-të ajo është ndërprerë.

Kujtojmë se ndeshja e vitit të kaluar mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 0-0 dhe ishte ndërprerë në minutën e 50-të për shkak të futjes së tifozëve në fushë.

https://www.youtube.com/watch?v=Jchs-5m4RH0

JUVENTUS A (4-1-3-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Bentancur; Bernardeschi, Emre Can; Douglas Costa, Ronaldo, Dybala.

Banka rezervë: Pinsoglio, Barzagli, Rugani, Marchisio, Pjanic, Cancelo, Khedira.

JUVENTUS B (4-3-3): Loria, Lucas Rosa, Serrao, Capellini, Gozzi; Portanova, Makoun, Nicolussi Caviglia; Campos, Petrelli, Galvagno.

Banka rezervë: Perin, Adamoli, Anzolin, Abreu, Bandeira, Baloca, Dadone, Di Francesco, Leone, Meneghini, Taboada, Morrone, Penner, Pereira, Pinelli, Siano, Heubang. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=cWHWipkuXks

Exit mobile version