Telegrafi

Skuadra angleze rivalizon Barcelonën për Srnan

BORDEAUX, FRANCE - JUNE 21: Danijel Subasic (L) of Croatia is congratulated by his team mate Darijo Srna (R) during the UEFA EURO 2016 Group D match between Croatia and Spain at Stade Matmut Atlantique on June 21, 2016 in Bordeaux, France. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Sipas medieve angleze, West Ham United janë rreshtuar në një transferim për mbrojtësin e Shakhtar Donetsk, Darijo Srna.

34-vjecari kroat, Srna, ka qenë me skuadrën nga Ukraina që nga viti 2003, por duket se do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kroati është në listën e ngushtë të Barcelonës si një opsion afatshkurtër në krahun e djathtë, por ata edhe skuadra angleze, West Ham, duan për të nënshkruar me të.

Lexo po ashtu Ky pritet të jetë transferimi i parë i Barcelonës

Sipas Daily Star, Srna është ende i afërt me menaxherin e klubit anglez, Slaven Bilic, i cili e bëri kapiten të ekipit të Kroacisë në vitin 2009, dhe poashtu West Ham kanë nevojë për një lojtar me përvojë në atë pozitë.

Michail Antonio ka pasur sukses të madh deri më tani, por në pozitë më të avancuar, ndërsa Sam Byram ka luftuar me lëndimet dhe formën këtë sezon. /Telegrafi/