Telegrafi

Skuadra angleze ofron 60 milionë euro, por Chiesa po heziton t’iu bashkohet atyre

Federico Chiesa mund të jetë i larguari i radhës nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.

E ardhmja e sulmuesit italian mund të jetë në Ligën Premier, ku Aston Villa është skuadra e fundit që është futur në garë për të.

Daily Mail ka raportuar se drejtori sportiv i Aston Villas, Monchi është duke punuar për transferimin e Chiesas në Villa Park.

Lexo po ashtu Përse Chiesa e dëshiron largimin nga Juventusi

Aston Villa ka ofruar 60 milionë euro te Juventusi për Chiesan me Zonjën e Vjetër që është duke e vlerësuar këtë ofertë.

Megjithatë sulmuesi italian po pret një ofertë tjetër, pasi interesim për të kanë shprehur edhe Liverpool dhe Newcastle United.

Lexo po ashtu Pas Tonalit, Newcastle synon transferimin e Chiesas dhe Theo Hernandezit

25-vjeçari nuk është i bindur për tu transferuar te Aston Villa dhe synon të luaj në një klub më të madh.

Gjithsesi Juventus është i kënaqur me çmimin dhe po pret që Chiesa të jep aprovimin e tij për një lëvizje të përhershme në Ligën Premier. /Telegrafi/