Federico Chiesa mund të jetë i larguari i radhës nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror për transferimin e futbollistëve.
E ardhmja e sulmuesit italian mund të jetë në Ligën Premier, ku Aston Villa është skuadra e fundit që është futur në garë për të.
Daily Mail ka raportuar se drejtori sportiv i Aston Villas, Monchi është duke punuar për transferimin e Chiesas në Villa Park.
Aston Villa ka ofruar 60 milionë euro te Juventusi për Chiesan me Zonjën e Vjetër që është duke e vlerësuar këtë ofertë.
Megjithatë sulmuesi italian po pret një ofertë tjetër, pasi interesim për të kanë shprehur edhe Liverpool dhe Newcastle United.
25-vjeçari nuk është i bindur për tu transferuar te Aston Villa dhe synon të luaj në një klub më të madh.
Gjithsesi Juventus është i kënaqur me çmimin dhe po pret që Chiesa të jep aprovimin e tij për një lëvizje të përhershme në Ligën Premier. /Telegrafi/