Site icon Telegrafi

Skuadra angleze gati të thyej rekordin e transferimeve të tyre për Victor Boniface

Victor Boniface është sensacioni i këtij viti në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, duke shënuar rregullisht.

Sulmuesi nigerian në vitin e tij të parë në Bay Arena ka shkëlqyer, derisa ka bërë që të jetë në listën e dëshirave të shumë skuadrave evropiane.

23-vjeçari në 23 ndeshje zyrtare ka realizuar 16 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë duke rritur ndjeshëm vlerën e tij.

Lexo po ashtu Sensacioni i Bayer Leverkusenit, Victor Boniface zgjedh skuadrën e preferuar në Ligën Premier

West Ham United ka bërë një hap para për të nënshkruar me lojtarin, duke bërë një ofertë të lartë.

‘Çekanët’ kanë ofruar 70 milionë euro për transferimin e tij dhe nëse kjo ofertë pranohet atëherë do të thyhet rekordi i transferimeve te klubi londinez.

Lexo po ashtu Juventusi vihet pas sulmuesit që është kthyer në hit këtë sezon

Megjithatë te Leverkusen ende nuk janë të bindur për ta lënë të lirë të largohet ylli i tyre pasi po luftojnë për titullin kampion dhe nuk duan të humbasin yllin kryesor të skuadrës.

Gjithsesi në garë për lojtarin janë edhe Chelsea, Napoli, Newcastle United dhe Arsenal. /Telegrafi/

Exit mobile version