Telegrafi

Skriniar zgjedh sulmuesit dhe mbrojtësit më të mirë, tregon edhe idhullin e tij të fëmijërisë

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka treguar se me kë do të dëshironte të luante si shok skuadre, por edhe si kundërshtar.

Futbollisti sllovak ka thënë se ish-kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, Luis Nazario da Lima Ronaldo ka qenë idhulli i tij në fëmijëri.

Për sa i përket mbrojtësit më të mirë në botë, ai e rendit në vendin e parë kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramosin.

Milan Skriniar (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images)

“Kundërshtarin më të fortë?  Do të doja ta kisha shok skuadre, por dhe rival. Do të dëshiroja Ronaldo ‘Fenomenin’. Ai ka qenë futbollisti im i preferuar kur isha fëmijë”.

“Jam përballur me shumë sulmues të fortë, si Cristiano Ronaldon, Lionel Messin, që janë më të mirët në botë për momentin. Edhe Lylian Mbappe e Zlatan Ibrahimovic janë shumë të vështirë për t’u ndalur. Me Zlatanin e kisha të vështirë gjatë derbit të fundit”.

“Mbrojtësit më të mirë? Sergio Ramos është një lider”.

“Pastaj vjen Van Dijk, që ka bërë shumë në këto dy-tri sezonet e fundit. Edhe Kuolibaly, pavarësisht se nuk po kalon kohën më të mirë”, ka thënë futbollisti sllovak në intervistën e tij. /Telegrafi/