Telegrafi

Skriniar rikthehet në stërvitje te Interi – Conte mund të llogarisë në mbrojtësin për takimin ndaj Real Madridit

Foto: FC Inter

Inter e mirëpriti mbrojtësin Milan Skriniar përsëri në skuadër, pas një periudhe të gjatë të kaluar me COVID-19 përpara ndeshjes kundër Real Madrid.

Mbrojtësi sllovak doli pozitiv për coronavirus gjatë ndeshjeve ndërkombëtare në tetor dhe u vendos në karantinë në vendlindjen e tij.

Skriniar është rikthyer në stërvitje dhe Nerazzurrët e ka mirëpritur lojtarin përsëri me një mesazh në Twitter.

Skriniar pritet të jetë së paku në bankën rezervë kundër Los Blancos nesër ( e marte) nga ora 21:00.

Interi do të tentojë t’i marrë tri pikë të para në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, pasi aktualisht ka dy barazime.

Por, skuadra italiane do të jetë mysafir i Real Madridit, që po ashtu e ka filluar dobët edicionin me një humbje dhe një barazim. /Telegrafi/