Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi.
Mbrojtësi ka qenë i lidhur me klube si Barcelona dhe Manchester United, që janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha për të.
“Nuk shqetësohem për fjalët e transferimeve”, ka thënë fillimisht Skriniar për ProFutbol.sk.
“Objektivi ka qenë që të shkojmë në Ligën e Kampionëve me Interin. Jam i lumtur në Milano, dhe nuk kam menduar të largohem nga Italia, nuk e kam diskutuar të ardhmen”.
“Milani do të luajë në Milano, dua që të luajmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Skriniar.
Ai ka qenë prezent për 100 vjetorin e klubit të tij të shkuar MSK Zilina.
Skriniar ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme këtë edicion duke e fituar edhe një vend në formacionin e vitit në Serie A, por edhe në Evropë. /Telegrafi/