Milan Skriniar ka insistuar se shokët e ekipit nuk kanë asnjë problem me Mauro Icardin, duke e ftuar këtë të fundit që ta zgjidh sa më parë këtë situatë.
Icardi zyrtarisht e ka zhvilluar një stërvitje të plot të martën me Interin, pasi kishte munguar që nga 13 shkurti.
Edhe Skriniar është bashkuar me ekipin, pasi që ishte i angazhuar me kombëtaren e tij sllovake.
“Icardi? Ju duhet ta pyesni atë se çfarë ka ndodhur”.
“Natyrisht, ne lojtarët nuk kemi asnjë problem me të, as ai me ne. Është koha që t’i jap fund kësaj situate”, ka thënë mbrojtësi.
Interit ka pasur probleme në disa ndeshje pa Icardin, por fitorja në derbi ndaj Milanit, e ka qetësuar ambientin zikaltër. /Telegrafi/