Site icon Telegrafi

Skriniar: Nuk kam arsye të largohem nga Interi, klubi dhe trajneri më duan

Milan Skriniar (Foto: Maja Hitij/Getty Images/Guliver)

Milan Skriniar ka thënë se ai nuk ka asnjë arsye për të lënë Interin dhe Antonio Conte ende e dëshiron në klub, pavarësisht se ka përfunduar së fundmi në bankë.

Mbrojtësi sllovak thuhet se është në tregun e transferimeve pas lënies në bankë në muajt e fundit të sezonit, pasi ai u nuk arriti të adaptohet plotësisht në taktikat mbrojtëse me tre të Contes.

Sidoqoftë, Skriniar u emërua lojtari më i mirë sllovak për vitin 2019 dhe më në fund mori çmimin e tij sot pasi u lehtësuan masat e bllokimit.

Lexo po ashtu Zbulohet renditja momentale e dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë në botë

“Unë isha mësuar të luaja çdo ndeshje, por trajneri filloi të bënte ndryshime, duke parë se po luanim çdo tre ditë”, ka thënë fillimisht Skriniar.

“Pasi arriti rezultate të mira pa pësuar gola, trajneri nuk dëshironte ta transformonte 11-shen deri në Finalin e Ligës së Evropës. Ishte zhgënjyese të mos luash, por e rëndësishme ishte që ekipi bëri mirë”.

“Unë ende kam një kontratë tre-vjeçare me Interin. Klubi nuk më ka thënë kurrë se nuk jam i dëshiruar, trajneri ende më dëshiron dhe nuk kam asnjë arsye të largohem nga Interi”.

“Ka 30 lojtarë në skuadër, është e natyrshme që trajneri duhet të marrë vendime dhe ai e bën atë për të mirën e ekipit”, përfundoi sllovaku. /Telegrafi/

Exit mobile version