Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar thotë se Gonzalo Higuain është një sulmues i madh, por nuk do të fokusohet vetëm tek ai, pasi Milani ka shumë lojtarë.
Derbi i parë Madonnina i sezonit zhvillohet të dielën në mbrëmje, me Pipita që ka shënuar në pesë ndeshjet e fundit me radhë.
“Është e rëndësishme që ai të mos shënojë”.
“Por nuk është vetëm ai, ka edhe sulmues të tjerë. Ai është një sulmues i madh – ndoshta një nga më të mirët në Itali, por nëse ai nuk shënon dhe dikush tjetër bën, është e njëjta”.
“Kështu që ne duhet të përpiqemi të mos pranojmë, të shënojmë një gol ose dy gola dhe të fitojmë këtë ndeshje”.
“Unë ende nuk kam humbur ndaj Milanit në një derbi të Serie A, derbi i parë ishte i mahnitshëm. Ne fituam 3-2, me një gol në minutën e 95 nga Mauro [Icardi]”.
“Ishte e mrekullueshme për ne dhe e madhe për tifozët tanë”.
“Herën e dytë ishte 0-0, por kjo është e treta në Serie A dhe shpresoj ta fitoj. Duhet të dëshmojmë se jemi më të mirë dhe ne duhet të japim gjithçka”.
“Ne jemi të bindur se jemi më të fortë se në vitin e kaluar, por do të shohim në fushë”, ka thënë sllovaku. /Telegrafi/