Telegrafi

Skocia planifikon referendum të dytë pas largimit të Britanisë nga BE

Skocia ka shumë gjasa për të thirrur një referendum të dytë të pavarësisë, pasi që shumica dërrmuese e këtij shteti ka votuar pro qëndrimit në BE.

Ministrja e parë, që është emërtim zyrtar për udhëheqësin e kabinetit qeveritar skocez, Nicola Sturgeon tha se opsioni “duhet të jetë në tavolinë, dhe është në tavolinë”, në një konferencë për shtyp mëngjesin e sotëm, shkruan mirror.

Sturgeon tha se qeveria skoceze do të fillojë me përgatitjen e legjilacionit për të mundësuar një referendum të dytë të pavarësisë.

“Është jo demokratike që Skocia të mbetet jashtë BE-së, gjë që është kundër vullnetit të vendit”, tha ajo, duke shtuar se do ti ndërmarrë të gjitha masatdhe do të shqyrtojë të gjitha mundësitë për ti siguruar vendit vazhdimësinë për të qenë pjesë e BE-së, transmeton KosovaPress.

Reagimi i saj vjen pas paralajmërimittë dorëheqjes së kryeministrit David Cameron.